top of page
  • Instagram
  • Facebook
  • YouTube

Rregullorja, termat dhe kushtet e mikpritjes fetare

Kolegji i Marisë

Kolegji i Marisë në Horën e Arbëreshëvet është një komunitet fetar aktiv dhe i udhëhequr nga "Kongregacioni i Motrave Kolegjine të Familjes së Shenjtë".

Ekskluzivisht dhe vetëm në raste të jashtëzakonshme, me rastin e shtegtimeve për vizitën e Kishës ngjitur të Shën Mërisë së Dritës (Santuario di Maria SS. Odigitria), të tërheqjeve shpirtërore dhe festimeve të kalendarit liturgjik bizantin, Kolegji i Marisë mund t'ju ofrojë një përvojë të mikpritjes fetare.

Sqarojmë se Kolegji i Marisë nuk është dhe nuk mund të kuptohet si një strukturë e dedikuar për akomodim turistik. Dhomat ku do t'ju presim janë qeli murgeshash të thjeshta, minimale por shumë dinjitoze, të cilat nuk mund dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të konsiderohen si dhoma të një mejtëje (strukture) turistike. Nëse kërkoni standarde të ndryshme nga ato që propozojmë dhe ofrojmë, ju kërkojmë me mirësi t'u drejtoheni strukturave të akomodimit turistik dhe hotelier. Nëse rezervoni qëndrimin tuaj të mikpritjes fetare, ju e bëni këtë duke pranuar në mënyrë implicite këto terma dhe kushte.

Kongregacioni ju falënderon paraprakisht për respektimin e Shtëpisë sonë sikur të ishte e juaja.

Rezervimi, e akoma më shumë hyrja e mysafirëve në Kolegjin e Marisë në Horën e Arbëreshëvet, konfirmon pranimin e kësaj Rregulloreje. Këto rregulla janë të përcaktuara dhe të dictuara nga arsyeja e shëndoshë dhe respekti ndërsjellë.

Mysafiri nuk mund të ngarkojë pasojat e mospalextimit të mundshëm të këtyre kushteve nga ana e tij apo e mysafirëve të tjerë.

Kushtet e përgjithshme

Mysafirët me të mbërritur janë të detyruar të kryejnë regjistrimin përmes dorëzimit të dokumenteve të vlefshme të identifikimit, të cilat duhet të jenë të njëjtat me ato të përdorura gjatë rezervimit.

Çmimet e treguara duhet të kuptohen si kontribute minimale të ofruara për Kolegjin e Marisë për mbështetjen e aktiviteteve fetare dhe kuptohen ditore ose javore, përveç rasteve kur tregohet ndryshe. Janë të parashikuara lehtësira për qëndrime me kohëzgjatje javore. Për qëndrimet më të shkurtra se 7 ditë, në të kundërt, zbatohen çmimet ditore të cilat mund të ndryshojnë.

Rezervimi kryhet ekskluzivisht në uebfaqen www.visitpiana.com, e cila i ofron falas këtij Kolegji mbështetjen teknologjike të sistemit të rezervimit dhe që lirohet në mënyrë implicite dhe të patundshme nga çdo aktivitet i kryer dhe i drejtuar nga Kolegji i Marisë i Horës së Arbëreshëvet. Duke rezervuar në faqen ueb, ju pranoni në mënyrë të pakushtëzuar termat dhe kushtet e zbatuara ekskluzivisht nga Kolegji i Marisë, duke liruar faqen www.visitpiana.com nga çdo përgjegjësi.

Duke rezervuar në uebfaqen www.visitpiana.com, ju pranoni që të dhënat tuaja të përdoren përkohësisht nga Kolegji për të finalizuar qëndrimin tuaj.

Në përfundim të qëndrimit tuaj, nga Kolegji i Marisë do të lëshohet një dëftesë (faturë) në dobi të mysafirit që ka kryer rezervimin, e vlefshme ekskluzivisht për numrin e personave të deklaruar në momentin e rezervimit (përfshirë fëmijët dhe foshnjat). Shtimet e mundshme të personave para ose gjatë periudhës së qëndrimit lejohen vetëm nëse janë rënë dakar paraprakisht, pasi çmimi mund të pësojë ndryshime.

Një ndryshim i mundshëm i rezervimit (kalimi i rezervimit tuaj te të tjerë, ndryshimi i pjesëmarrësve ose i periudhës së qëndrimit) mund të shqyrtohet nga ne, mbështetur në karakteristikat e Kolegjit të Marisë në Horën e Arbëreshëvet dhe disponueshmërinë e tij; pranimi do t'i komunikohet klientit njëkohësisht me ndryshimin e mundshëm të çmimit.

Mysafiri është i detyruar të njoftojë menjëherë dëmet ose humbjet e mundshme të shkaktuara nga ai ose nga bashkëudhëtarët e tij gjatë qëndrimit. Një përgjegjës i strukturës do të verifikojë dhomën dhe ambientet përbërëse në përfundim të periudhas së qëndrimit.

Pagesat e mbetura duhet të shlyhen nga mysafiri me të mbërritur, në momentin e dorëzimit të çelësave. Shërbimet shtesë (extra) duhet të shlyhen nga mysafiri me të ikur, në momentin e kthimit të çelësave.

Në çmimin e treguar është e përfshirë pastrimi përfundimtar i dhomës.

Çdo shtrat është i pajisur me mbulojë, çarçaf, jastëk, dyshek dhe mbrojtëse dysheku.

Peshqirët janë të përfshirë në çmim.

Në çmim janë të përfshira konsumet e energjisë elektrike, gazit dhe ujit, si dhe pastrimi fillestar dhe përfundimtar i dhomës.

Taka e qëndrimit (taka turistike), nëse është e parashikuar, nuk përfshihet.

Pritja e mysafirëve bëhet nga ora 11:00 deri në orën 17:00 (për nevoja të veçanta, orari duhet të bihet dakar përmes email-it ose me telefon). Mysafirët duhet të kthehen jo më vonë se ora 23:00 çdo mbrëmje, përveç rasteve të papritura dhe me njoftim paraprak.

Nuk mund të futen në dhoma dhe/ose në ambientet e Kolegjit persona "të jashtëm" (afërm dhe miq që nuk qëndrojnë aty), pa lejen e Përgjegjëses.

Për të mundësuar rregullimin me sy nga mbërritja e mysafirëve të rinj, lirimi i dhomës (check-out) duhet të bëhet jo më vonë se ora 10:00 të ditës së largimit (në të kundërt paguhet kostoja e një dite të plotë). Klientët që, për çfarëdo arsye, duhet të paralajmërojnë largimin më herët se dita e caktuar, nuk kanë të drejtë për asnjë rimbursim për periudhën e papërdorur. Edhe në rast mbërritjesh të voneshme nuk mund të njihen rimbursime. Zgjatjet e mundshme të qëndrimit do të bihen dakar dhe do të rregullohen në moment.

Në rast dëmtimi të mobilieve, do të ngarkohet kostoja e blerjes së tyre të reja.

Gjatë qëndrimit tuaj, me njoftim paraprak, rezervojmë të drejtën të hyjmë në dhomë për të kryer punë të mirëmbajtjes së zakonshme. Në rast defektesh, ato duhet të njoftohen menjëherë në mënyrë që të mund të providohet në kohën më të shpejtë të mundur për riparimet e duhura, në përputhje me natyrën dhe masën e defektit.

bottom of page