sëndëstina
sëndëstina: fshati më i vogël arbëresh
Sëndëhstina (Santa Cristina Gela) është një nga komunitetet shqipfolëse të Siçilisë dhe ndodhet vetëm katër kilometra larg Horës së Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), me të cilën ndan jo vetëm vazhdimësinë territoriale, por edhe gjuhën dhe kostumet tradicionale të grave.
Fshati u themelua në shekullin XVII nga bujq të ardhur nga Hora e Arbëreshëvet, të cilët u vendosën përgjithmonë në këto troje për të punuar tokat dhe që më pas morën koncesionin me enfiteozë.
Fillimisht emri i fshatit ishte vetëm Santa Cristina dhe vetëm në shekullin XIX iu shtua Gela, kur familja Naselli, dukët e Gelës, e morën atë me enfiteozë në vitin 1747 dhe siguruan licentia populandi, e cila ishte një leje mbretërore në Mbretërinë e Siçilisë që autorizonte feudalët dhe baronët të themelonin qendra të reja të banuara ose të ripopullonin feudet rurale.
Në Sëndëhstinë është e mundur të vizitohet me rezervim muzeu që ndodhet në Pallatin Musacchia dhe kisha e Shën Kristinës, e cila është restauruar së fundmi dhe ruan një skulpturë me vlerë që paraqet Shën Jozefin, i cili është Shenjti Mbrojtës dhe ndaj të cilit popullsia është veçanërisht e përkushtuar. Festimet për nder të Shën Jozefit përfshijnë Vëllazërinë e Nderuar të Shën Jozefit, e themeluar në vitin 1796, e cila përfaqëson një nga vëllazëritë më të lashta të Eparkisë së Horës së Arbëreshëvet.
Sëndëhstina është një fshat i mrekullueshëm që ka një ekonomi rurale dhe ku ndodhen jo pak ferma të blegtorisë së imët dhe gjedhëve.
Sot ky fshat është shumë i njohur dhe i vlerësuar për produktet vendase dhe në veçanti për kanolon (cannolo). Përveç kësaj, Sëndëhstina frekuentohet shumë nga vizitorët që përshkojnë rrugën Magna Via Francigena, e cila e ka pikënisjen pikërisht nga ky fshat i vogël.






